Dy raste të ndara të vdekjes po hetohen nga policia
Dy raste të vdekjes, ku personat janë gjetur pa shenja jete, njëri në Istog dhe tjetri në Pejë, po hetohen nga policia.
Fsh. Studenice, Istog 28.02.2021 –22:25. Është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion.
Rr. Ker Sadrija, Pejë, 01.03.2021 – 16:00. Është raportuar se një mashkull/kosovar zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për ta dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.

