Për pajisje me certifikatë të gjendjes penale mund të aplikoni edhe online

Gjykata Themelore e Gjilanit i njofton qytetarët se mund të shfrytëzojnë aplikimin online për pajisje me certifikatë të gjendjes penale, pa pasur nevojë të shkojnë fizkisht për aplikim, në këtë kohë pandemie.

Kërkesa për Lëshimin e Çertifikatave

Ky është linku, ku mund të bëhet aplikimi online, duke plotësuar të dhënat që nevojiten dhe duke bashkëngjitur njërin nga këto dokumente (duhet të shihen qartë): Letërnjoftimin, Patentë shoferin, Pasaportën.

Certifikata do të jetë e gatshme për t`u tërhequr brenda 24 orësh, nga koha kur keni paraqitur një aplikacion të kompletuar.

Certifikata për nevoja të punësimit, janë pa pagesë, ndërsa për arsye të tjera, janë me pagesë dhe pagesa bëhet ne sportelin e Gjykatës, në momentin e tërheqjes së saj nga aplikuesi.