Cili biznesmen kosovar do t`ua paguajë sigurimin shëndetësor punëtorëve të tij?

Kosova nuk po arrin ende, njëzet vjet pas luftës, të fillojë zbatimin e ligjit për sigurimet shëndetësore.

Por, një biznesmen në Kosovë ka vendosur ta ndryshojë këtë praktikë në kompaninë e tij, duke i marrë përsipër vetë shpenzimet e sigurimeve.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, ka vendosur që tua paguajë sigurimet shëndetësore punëtorëve të tij, shkruan portali qendrapress.com.

“Kompania Frutex, nga muaji shkurt i këtij viti do të marrë përsipër mbulimin financiar të sigurimit shëndetësor për të gjithë punëtorët e vet, për aq kohë sa instuticionet e vendit nuk janë në gjendje të implementojnë ligjin për sigurimin shëndetësor”, ka shkruar Palushi, në llogarinë e tij në facebook, përcjellë qendrapress.com.