Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri, sërish viktima nga COVID-19
Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 153 raste të reja me COVID-19. Fatkeqësisht, betejën me virusin e kanë humbur katër pacientë.
Sipas ministrisë, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64-vjeçar nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 81-vjeçar, një 85-vjeçare dhe një 87-vjeçar.