Ndërron jetë në Velipojë një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës, ku ndodhej për pushime, kanë njoftuar mediat shqiptare.

Bëjhet fjalë për një 75-vjeçar, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore derisa ishte në ujë dhe ndonëse u nxor i gjallë në breg, ai ndërroi jetë pa mundur të marrë ndihmën mjekësore.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitalit të Shkodrës./mediafokus.oinfo