Ismajli: 2019–ta vit i investimeve të mëdha në Gjilan
Gjilani si komunë po e përmbyll këtë vit me shumë projekte, të cilat e kanë ndryshuar për të mirë jetën e qytetarëve të saj.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli e ka cilësuar 2019-tën si vit të investimeve kapitale në Gjilan.
Vitin 2019 gradualisht po e mbyllim me 90 për qind realizim të shpenzimeve kapitale dhe ky është njëri ndër vitet më të mira sa i përket investimeve.
Gjithashtu arkëtimi i tatimit në pronë ka tejkaluar parashikimet tona me mbi 100 për qind.
Departamenti i Prokurimit është afër 90 për qind në realizimin e planit për vitin 2019, ka shkruar Ismajli në profilin e tij.
Për të gjitha këto arritje, Ismajli i ka falënderuar qytetarët e Gjilanit, që janë ndër taksapaguesit më të mirë në vend, duke shtuar se bashkë do të vazhdojmë drejt sukseseve tjera.