Helmohen tri nxënëse në Ferizaj
Tri nxënëse janë helmuar dje nga konsumimi i ushqimit.
Të premten, tri nxënëse janë helmuar na konsumimi i ushqimit. Në rrugën “Rexhep Bislimi” gjatë ditës së djeshme tri femra (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt, ka njoftuar policia.
Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në një lokal, i cili është mbyllur më pas.
Policia është duke e hetuar rastin për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.
“Tri viktima femra K-Shqiptare (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në lokalin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyll lokalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./MediaFokus/