Edhe një person tjetër ndërron jetë nga COVID-i në Spitalin e Gjilanit

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Gjilanit, ku po trajtohej nga COVID-19. Burimet e Mediafokus.info bëjnë me dije se bëhet fjalë për një burrë të moshës 74-vjeçare nga komuna e Vitisë.

Nga komuna e Vitisë ishte edhe 16-vjeçari, i cili ndërroi jetë sot më herët në Spitalin e këtushëm, ku po trajtohej nga virsui, por kishte edhe probleme tjera shëndetësore.

Vdekja e tij, pos familjes dhe miqve, ka prekur edhe mjekët dhe infermierët e spitalit, si dhe qytetarët e Vitisë dhe Anamoravës.

Virusi i padukshëm po vazhdon të marrë jetë në Kosovë çdo ditë, ku numri i të vdekurve, sipas të dhënave të djeshme të IKSHPK, ka arritur në 1.674. /Mediafokus.info