Pasi e shpalli kandidaturën për kryetar të LDK’së, Lutfi Hazirit i shkon në takim shefi i BE-së

Pasi e shpalli kandidaturën për kryetar të LDK’së, Lutfi Hazirit i shkon në takim shefi i BE-së, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit Haziri.

Më pas shefi i BE-së do të vizitojë edhe disa projekte të financuara nga kjo zyrë.

Kujtojmë se, i pari i Gjilanit, një ditë më parë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie do të mbahet të dielën, 14 mars të këtij vitit.