Vdes mjeshtri i instrumenteve frymore Shaqir Hoti
Instrumentisti i njohur kosovar, Shaqir Hoti, ka vdekur të shtunën, kanë njoftuar familjarë të tij.
Shaqir Hoti (1936) qysh si 6-vjeçar luajti me instrumentet frymore: fyell, kavall, bishtnica, pipëza e të tjera.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prizren, në flaut.
Një kohë punoi në fshatin e lindjes dhe më pastaj kaloi në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë.
Mori pjesë në shumë festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar.
Në një festival ndërkombëtar në Berlin (1969) me Nexhmije Pagarushën fituan çmimin e parë.

