Ironizon Surdulli: ‘More mos paska ndodhë bashkimi kombëtar e neve s’na kanë kallxu hiq’

Mijëra kosovarë po e kalojnë fundjavën në Shqipëri. Përveç pushimit treditor, arsye tjetër për të ‘ikur’ nga Kosova janë edhe masat e rrepta anti-Covid.

‘Braktisja’ masive e Kosovës këtë fundjavë është komentuar në mënyra të ndryshme nga qytetarët.

Ironinë më të bukur e ka bërë Shefik Surdulli, këshilltar komunal i PDK-së në Gjila.

‘Qysh i ngova lajmet sot, po thojnë krejt hyqymeti me kusheri e akraba, paskan shku n’Shipni!

More, a mos paska ndodhë bashkimi kombëtar e neve t’opozit’s s’na kane kallxue hiç?’, ka ironizuar ai.