Zbulohet dhe arrestohet hajni i xhamisë

Policia në Gjilan ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar për vjedhje në një xhami në këtë qytet, rast ky që kishte ndodhur më 16 prill. Nga arka e xhamisë ishin vjedhur 600 euro. 

Rr. Fadil Jakupi, Gjilan 16.04.2021  17:40. Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kryer vjedhje me datën e lartcekur. Në  lidhje me rastin  është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.