AAK paralajmëron protesta
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se starti i Qeverisë Kurti 2 ka qenë shumë i dobët dhe kështu ka paralajmëruar edhe protesta nëse forma e Qeverisë vazhdon kështu.
Besnik Tahiri në T7 ka thënë se edhe masat anti-Covid, e edhe qeverisja ka qenë shumë e dobët.
“Masat kanë qenë pa kuptim. Infektologu Shemsedin Dreshaj ka thëën se faza e inkubimit është 14 ditë. Pra masat qëndruan 12 ditë. Krejt cka bënë këta është se dërguan jashtë vendit diku 200-300 milionë euro. Pastaj zbritja e pensioneve. Kjo është e papranueshme. Një aprti e majtë që të mos mendojë për pensionerët në kohët më të vështira është e papranueshme”, tha Tahiri.
Tutje ai tha se nëse vazhdon kjo formë e qeverisjes, AAK mund të organizojë protesta.
“Do të protestojmë kur të shohim të arsyeshme. Por po ju them, nëse dalim ne nuk kthehemi. Nuk dalim vetëm sa për sy e faqe. VV e di si i bëjmë ne protestat. Kemi qenë bashkë në disa kauza. Kemi qenë bashkë kundër demarkacionit dhe kundër zgjedhjes së presidentit Hashim Thaci. Bashkë i kemi bërë protestat atëherë”, shtoi tutje Tahiri.

