Masakra e Nisës, arrestohet pas 5 vjetësh një shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, si bashkëpunëtor të masakrës së Nisës, të 14 korrikut 2016. Bëhet fjalë për të riun Endri Elezi, i cili u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s në Itali.

Sipas mediave italiane 28-vjeçari shqiptar ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, raporton CNN përcjell Albindo.ch.

I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi.

Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nisë të Francës humbën jetën mbi 80 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.