Shqipëria – kampione e Ballkanit në turizëm, bujqësi e agroturizëm

Shqipëria po vlerësohet kampion e Ballkanit për turizëm, agroturizëm dhe bujqësi. Një vend me kushte ideale për të zhvilluar këto veprimtari që sjellin përfitime të larta.

“Ne kemi sot rreth 400 milionë euro eksporte më shumë krahasuar me 2013-ën kur kishim rreth 100 milionë euro. Por ne kemi mundësinë e duhet të vazhdojmë punën që t’i çojmë mbi 1 miliard euro”, tha Rama në Fier.

Për më tepër ai tha se “ne i kemi mundësitë të shikojmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm e bujqësi e midis këtyre të dyjave qëndron agroturizmi”.

Qarku i Fierit është zona me potencialin më të jashtëzakonshëm për agroturizmin, zona ku ka kaq shumë arsye për të shkuar nga një stacion në tjetrin dhe ku ne mund të ndërtojmë me ata njerëz që besojnë të puna një të ardhme që të jetë e ardhmja që të gjithë dëshirojmë për fëmijët tanë, në shtëpitë tona, por ama të jetë një e ardhme e përbashkët në shtëpinë e përbashkët që quhet Shqipëri, ka thënë Rama.

Për inevstime në agroturizëm në këtë zonë, ka interesime edhe nga donatorë të jashtëm, të cilët mahniten me bukuritë dhe mundësitë që ka Shqipëria.