Më së shumti të vdekur nga COVID-19 pati sot në Gjilan
Më së shumti të vdekur nga COVID-19 pati sot në Gjilan, 3 persona (2 burra dhe një grua), shkruan Mediafokus.info.
Brenda 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur edhe tre qytetarë të Gjilanit, ka bërë të ditur IKSHPK.
Ata janë në mesin e 11 të vdekurve në nivel vendi.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 104.196 raste nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.140 raste të vdekjes.

