Gjilani firmos me mesfushorin e Bursaspor
SC Gjilani ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka firmosur me mesfushorin 19 vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.
Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës, vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjve të Bursaspor dhe Fenerbahçes.
Sipas njoftimit të klubit, përvoja e tij në kampionatin e të rinjve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.
SC Gjilani i uron Fatlindit shumë fat dhe suksese me ngjyrat kuqebardh, në këtë edicion./MediaFokus/

