Arrestohen personat që ia mundësuan një të miture të merret me prostitucion
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë, të cilët dyshohen se ia kishin mundësuar një vajze të mitur që të merret me prostitucion. Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Pejë, 2020-2021.Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet që në bashkëkryerje në vazhdimësi e kishin mundësuar viktimën femër kosovare e mitur në veprën e cekur më lartë .Gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë ilegale(thikë), pas intervistimit në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar .Rasti është duke u hetuar.

