Dorëzohet në polici djali që kërcënoi nanën dhe motrën

Një person në Ferizaj, i cili dyshohej për kërcënim ndaj nanës dhe motrës, është dorëzuar në polici pas tri ditësh. 

Rr. Haki Stërmilli, Ferizaj, 26.04.2021-23:20.Viktima femër kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur është kanosur nga djali i saj i cili e kishte kanosur edhe vajzën e saj. Për shkak te sigurisë, viktima ishte detyruar që të largohet prej shtëpisë.  I dyshuari ishte kërkuar nga policia, mirëpo pasi i kishte vërejtur policinë, kishte hedhur në tokë një thikë kuzhinë edhe ishte larguar. Më datë 29.04.2021, i dyshuari ishte paraqitur në polici lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.