Një grua në Muçivërc gjendet pa shenja në objektin afër shtëpisë
Një grua është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë në Muçiverc të Kamenicës. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’, njofton policia.
Fsh. Muqiverc, Kamenicë 07.05.2021 – 12:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

