Dy persona marrin lëndime në një aksident në Zhegër të Gjilanit
Në një aksident trafiku që ka ndodhur në Zhegër të Gjilanit, dy persona, drejtues të mjeteve, kanë marrë lëndime trupore.
Fsh. Zhegër, Gjilan 15.05.2021 -09:35. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj kosovar drejtues të veturave të përfshira në aksident. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

