Arrestohen dy shtetas të huaj, u përfshinë në një rrahje

Dy shtetas të huaj janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje me persona të tjerë në stacionin e autobusëve në Suharekë, ku ka pasur të lënduar.

Stacioni i Autobusëve, Suharekë 15.05.2021 – 16:47. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  shtetas të huaj pasi që kanë qenë të përfshirë në një rrahje mes disa personave: dy meshkuj kosovar, tre shtetas te huaj, si pasojë e rrahjes personat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit shtetas të huaj janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.