Djali me nusen e rrahin babën

Një djalë në Malishevë, së bashku me nusen e tij e ka rrahur babën dhe e kanë bërë për mjek. Rasti është cilësuar ‘dhunë në familje’.

Malishevë 15.05.2021 – 13:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali dhe nusja e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me sugjerim të prokurorit ndaj viktimës është lëshuar “Urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente”. Të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.