Në Viti hasen dele, dhi e keca të kontrabanduar
Një rast i hasur në rajonin e Vitisë, ku dy të mitur po kullosnin dele e dhi në një livadh, është cilësuar ‘kontrabandim me kafshë’, pasi bagëtia nuk ishin të matrikuluara, ndërsa të dyshuarit që ishin duke u kujdesur për to, janë larguar në drejtim të pyllit.
VITI, 25.05.2021- 14:00- Gjatë patrullimit më datë 25.05.2021, zyrtarë të policisë kufitare kanë hasur kafshë në livadhe për të cilat ishin duke u kujdesur dy persona të mitur, në momentin qe zyrtarët policor janë ndaluar, dy personat e mitur kane ikur në drejtim të pyllit. Njësiti policor gjatë verifikimit të kafshëve ka vërejtur se delet nuk kanë matrikula. Në vend ngjarje është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar i cili është prezantuar si pronar i tyre. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe zyrtarë të AVUK-ut, të cilët kanë dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në gjashtedhjetë (60) dele, dy (2) dhi dhe tre (3) keca. Me urdhër të Prokurorit rasti klasifikohet ”kontrabandim me kafshë” dhe lënda dërgohet në Doganën e Kosovës, thuhet në njoftimin e policisë.

