Gjilanasi i vet-aksidentuar ofendon dhe kanosë policët të cilët i shkuan atij për ndihmë

Një person ka përfunduar nën prangat e policisë, orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan.

Siç mëson Sinjali, fillimisht i njëjti kishte pësuar vet-aksident.

Ndërsa, kur kishin shkuar policët për t’i dhënë ndihmë, ai kishte fyer dhe kanosur ata.

Atij më pas i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.