Mbi 96 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë

Në sallën “1 Tetori” edhe sot do të vazhdojë procesi i vaksinimit të qytetarëve sikurse edhe ditëve të tjera.

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që të paraqiten sot në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MSH-ja ka bërë me dije se janë duke u kontaktuar edhe qytetarët e tjerë që s’janë pjesë e kësaj liste, por që ka tashmë kanë marrë dozën e parë.

“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e diel, 13 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, thuhet në njoftimin e MSh-së.