Punëtori rrëzohet nga objekti ku punonte, arrestohet pronari i firmës

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një kompanie pasi një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.

“Viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar”, njofton Policia.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. (foto arkiv)