I merr veturën për ta provuar dhe e lë me ‘gishta në gojë’

Një qytetar në Malishevë ka raportuar se është mashtruar nga një person, i cili i ka marrë veturën për ta provuar, sepse kinse do ta blente dhe nuk është kthyer më.

Malisheve 11.02.2021-15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur i kishte marre veturën e tij qe ta provonte për gjendje teknike pasi kinse ishte i interesuar që ta blinte, merr veturën dhe largohet në drejtim të panjohur. Rasti nen hetime nga njësitet policore, thuhet në njoftim. (foto arkiv)