E ‘lëshon’ shpirti derisa ishte duke punuar me ekskavator

Një person ka vdekur derisa ishte duke punuar me ekskavator në Prizren. Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë, njofton policia e Kosovës.

Prizren 11.02.2021-0840. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar me ekskavator  përnjëherë ka rënë në tokë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja  e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.