Kapen 150 kg duhan ‘refuz’

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Kosovë për ‘kontrabandë me mallra’ pasi në veturën e tyre janë gjetur 150 kg duhan refuz. 

Prizren 11.02.2021-19:30. Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit , janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të Shqipërisë pasi qe gjate kontrollit ne veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 150 kg duhan refuz. Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës se Kosovës ndërsa, me vendim te prokurorit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.