Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet pronari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në Kaçanik, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.