Gjilan: I mituri e bën për spital nënën
Një i mitur nga Gjilani e ka rrahur nënën e tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjilan. 16.09.2023 – 10:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari djali i saj i mitur mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.