Kuvendi shkarkon 5 anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës
Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar sot pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KMShC).
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka njoftuar se për shkarkimin e këtij Këshilli kanë votuar 62 deputetë, tre kundër, ndërsa 11 kanë abstenuar.
Anëtarët e shkarkuar të KPMSHCK-së janë Eshref Shabani, Malsore Gashi-Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehmeti, Ardita Haxhnikaj-Demi.
Kryetarja e Komisionit për Administratë, Daorsa Kica Xhelili, në seancën e kaluar kishte thënë se rekomandimi për shkarkimin e këtyre anëtareve është bazuar për shkelje të dispozitave të ligjit për KPMSHCK-në.

