Haziri: Oferta e Kurtit ishte – votojeni Glaukun, hyni në Qeveri

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka deklaruar se oferta për çështjen e presidentit ka qenë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë politike, e cila, sipas tij, është konkretizuar pas disa takimeve ndërmjet palëve.

Haziri tha se pas pesë takimeve, Kurti ka paraqitur një propozim që lidhet me mbështetjen për një kandidat të caktuar për president, në këmbim të pjesëmarrjes në qeveri.

“Oferta e Kurtit pas pesë takimeve ka këtë përmbajtje: ju duhet me votu Glaukun, unë ua jap këtë pjesë në Qeveri,” u shpreh Haziri në “Click”.