Publikohet bilanci i fundit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës.
– Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.
– Në total numri i rasteve aktive është 166.