Covid-19 mori rreth 4 milionë jetë në gjithë botën

Rreth 4 milionë banorë të botës vdiqën deri tani me Covid-19. Kështu bëhet e ditur në faqen botërore të statistikave, worldometers.info

Edhe pse ka filluar vaksinimi kundër Covid-19, shumë shtete po vazhdojnë të kenë edhe më tej viktima si dhe raste të reja të infektuara.

3 milion e 989 mijë e 966 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 3.989.966 persona kanë vdekur, 184.416.587 janë infektuar me koronavirus, ndërsa 168 milionë e 742 mijë e 97 persona janë shëruar.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 34 milionë e 588 mijë e 360, India me 30 milionë e 571 mijë e 431 raste të infektuara dhe 402 mijë e 359 viktima. I treti radhitet Brazili me 18 milionë e 742 mijë e 25 raste të infektuara dhe 523 mijë e 699 viktima.