Së paku 50 viktima nga rrëzimi i aeroplanit në Filipine

Pesëdhjetë njerëz humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën, pasi një aeroplan ushtarak u rrëzua në Filipine.

Aeroplani Lockheed C-130 po transportonte 96 vetë – shumica e tyre ushtarë – kur rrëshqiti nga pista, teksa po ateronte në aeroportin Jolo të provincës Sulu, të dielën.

Ushtarët ishin në mesin e përforcimeve të dërguara për të luftuar militantët islamikë.

Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë që ishin në tokë, tha Ministria e Mbrojtjes e Filipineve.

Një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve tha se autoritetet janë duke kërkuar regjistruesin e të dhënave të fluturimit, për të zbuluar shkakun e incidentit.

Gjenerali Edgard Arevalo tha se nuk ka shenja për ndonjë sulm kundër aeroplanit.

Aeroplani, i cili më herët ishte në shërbim me forcën ajrore amerikane, u është dorëzuar Filipineve në muajin janar.