Ky është inspektori i arrestuar në Pejë
Njësiti i Krimeve Ekonomike në bashkëpunim më Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdon aksionin në Pejë. Bajram Muzlija është i arrestuari i parë në këtë aksion.
Muzlija punon si inspektor i ndërtimit në Komunën e Pejës dhe dyshohet të jetë i përfshirë në keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Aksioni po vazhdon njëkohësisht edhe në Komunën e Istogut dhe të Klinës, ndërsa pritet të ketë edhe të arrestuar tjerë.

