Zgjerohet aksioni, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës futet edhe në komunën e Pejës

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ka nisur një aksion policor me qëllim të arrestimit të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Telegrafi merr vesh se aksioni është duke u zhvilluar në Komunën e Pejës.

Ndërkaq në media është raportuar se deri tash është arrestuar një inspektor i Ndërtimit në këtë komunë.