Dy persona janë dërguar me urgjencë në spital pasi janë goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Orevçe” në afërsi të kampit “Gradishte” në Ohër, njoftojnë mediat nga tetova.
Jozyrtarisht, mësohet se fjala është për dy persona nga Resnja dhe Manastiri. Ata janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Ohër. Njëri ka djegie në këmbë, kurse tjetri ka probleme me dëgjimin.