Asnjë i vdekur, 5 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje me Covid-19, ndërkaq pesë mostra kanë rezultuar pozitive.

Nga 358 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557.

Në total numri i rasteve aktive është 104.