Do të bëhej kurban, dhia hidhet nga çatia
Në një imazh që vjen nga Turqia dhe është publikuar në mediat sociale, shihet një dhi kurban që ngjitet në çatinë e shtëpisë së veçuar 2-katëshe, ku më pas humb ekuilibrin dhe bie.
Kafsha u përpoq të largohej, por ndërkohë një qytetar e priste poshtë. Ky moment është fiksuar në një video, e cila është bërë virale dhe po bën xhiron e botës.

