Capital T ngacmon Bacin, bukuroshja flet për një miqësi fillimisht

Reperi i njohur kosovar ka ‘ngacmuar’ së fundi bukuroshen shqiptare Iljada Bacin. Bukuroshja e ka pohuar vetë këtë fakt dhe ka thënë se do të ketë një miqësi me styre.

Gjatë emisionit “Edicioni Veror” në Abc, bukuroshja zbuloi këtë sekret, duke thënë se është kontaktuar nga këngëtari i njohur Capital T dhe se mes tyre do të ketë një miqësi.

Ajo thotë se gjatë verës preferon më mirë të jetë single, sesa e lidhur me dike, ndërsa për t’ja rrëmbyer zemrën Miss-it shqiptar duhet që një djalë të jetë i zgjuar dhe i sjellshëm.

Ndërsa foli për eksperiencën e saj te “Miss Shqipëria”, ajo u shpreh se ishte “e paharrueshme që e ka ndryshuar komplet si person”. Mësimi që kam marrë, deklaroi ndër të tjera Iljada Baci, është disiplina, korrektësia dhe që të eci mbi taka.