Siberinë e njohur për dimra të egër e pushtojnë zjarret

Ne e njohim Siberinë për vend të ftohtë dhe shpeshherë përdorim togfjalëshin ‘dimër siberian’ kur bënë shumë acar, por Siberia ndodh edhe të digjet nga zjarret.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë gjithë Europën, ka shkatërruar deri tani më shumë se 1,5 milion hektarë pyje në Siberi.

Prej më shumë se një muaji, zjarrfikësit atje po ‘luftojnë’ me flakët, për të shmangur katastrofën dhe për të mbajtur zjarret sa më larg zonave të banuara.