Shqiptari hero thyen xhamin e makinës dhe shpëton gjermanin që po fundosej
Përmbytjet po marrin jetë të tjera në Gjermani dhe Belgjikë dhe në mesin e qindra viktimave është edhe një çift shqiptar nga Kosova.
Gazetari i “ABC” Simon Shkreli ka siguruar një video të momentit ku një shqiptar arrin që bashkë me kolegun e tij që po udhëtonin me kamion të shpëtojnë një gjerman.
Në video, shqiptari i kthyer në hero, Renato Temali nga Shkodra, që jeton dhe punon në Gjermani ka qenë duke u kthyer nga puna kur kanë parë një person që ndodhej brenda një makine e cila ishte mbuluar nga uji dhe përmbytjet.
Sikur duket edhe nga video, Temali ka dalë nga kamioni, duke hipur mbi kabinën e makinës që ishte mbuluar nga uji dhe me një kaçavidë ka thyer xhamin e derës së shoferit, për të shpëtuar drejtuesin e saj që po mbytej.