Imazhet satelitore zbulojnë se zjarret në Turqi i ndezën dy persona të paidentifikuar (Video)
Turqia është kapluar nga zjarret prej 4-5 ditësh, ku si pasojë kanë vdekur 6 persona, mbi 1600 janë lënduar, derisa dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Hetuesit po i hulumtojnë shkaktarët e zjarrit masiv, derisa nga disa pamje satelitore shihen dy persoan duke ndezur zjarr dhe pastaj largohen ma vrap.
Zjarret në natyrë janë të shpeshta në rajonet turke të Mesdheut dhe Egjeut gjatë muajve të thatë të verës, ndonëse faji për disa zjarre në të kaluarën u është lënë zjarrvënës së qëllimshme ose militantëve kurdë.

