Kosovarët dynden drejt detit, 30 mijë veta kaluan në Morinë brenda pak orësh

Rritja e temperaturave dhe fillimi i gushtit ka sjellë një rritje të numrit të qytetareve nga Kosova që duan të kalojnë pushimet verore në Shqipëri, apo qoftë edhe një fundjavë.

Edhe mëngjesin e së dielës, mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morina për në bregdetin shqiptar.

Ky fluks i lartë që i kalon 30 mijë shtetas të Kosovës, ka sjellë bllokimin e segmentit Morinë-Kukës në rrugën e kombit.

Që në mëngjes, siç raportojnë mediat shqiptare, kolona të gjata automjetesh shihen duke lëvizur ngadalë, ndërkohë që temperaturat kanë shkuar në 40 gradë.