Adriana Matoshi: ‘Reagoni, kurgjo nuk hupni, veç çka na merni zemren ma shumë’
Ftesa drejtuar këngëtarit serb Goran Bregovic që të marr pjesë në Festën e Birrës në Korçë, ngjalli reagime të shumta te artistët shqiptarë në të dyja anët.
Së fundi ka reaguar edhe deputetja dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi. Përmes një postimi në InstaStory, ajo u ka kërkuar artistëve të Shqipërisë që të reagojnë.
“Artiste te Shqiperise, sidomos ju qe keni influence te madhe, mos t’ju vie keq me ba nga nje story! Kurgjo nuk hupni, veç çka na merni zemren ma shume,” shkroi aktorja në mbishkrimin e fotografisë.

