Shyhrete Behluli dhe Sinan Akçil sjellin këngën “Jam Shqiptar” (VIDEO)
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar projektin e ri muzikor “Jam shqiptar” të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me artistin turk, Sinan Akçil.
Tekstin për këtë këngë e ka shkruar Fatmir Muja, së bashku me Sinan Akçil. Kënga këndohet shqip e turqisht dhe është mjaft emocionuese.
Orkestrimi është bërë nga Mustafa Ceceli, kurse për pjesën me çifteli u përkujdes Fatmir Makolli – Miti Geci.
Videoja i është besuar produksionit ‘Vizion Media’. Klipi është realizuar në Turqi, atje ku jetojnë miliona shqiptarë, të dëbuar nga trojet e tyre gjatë shekujve.