Rita Ora përkujton gjyshin në gjuhën shqipe
Rita Ora ka përkujtuar gjyshin e saj në përvjetorin e vdekjes, datë që përkon me lindjen e motrës së madhe të këngëtares, Elena Orës.
Këngëtarja me famë botërore publikoi një foto të gjyshit të saj dhe u shpreh se i mungon shumë.
“Sot është edhe përvjetori i vdekjes së gjyshit tim, na mungon shumë çdo ditë,”- shkroi Rita Ora.
Ndërsa i dedikoi edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.
“Gjyshi të dua shumë,”- u shpreh 29-vjeçarja.